DETAJE/ Debatuan dy herë, më pas djemtë përplasën makinat! Zanafilla e një sherri që përfundoi me breshëri plumbash mbi vëllezërit Kurtaj

4 weeks ago 87

Një debat për motive të dobëta mes punëtorit të pularisë në pronësi të Altin Kukës dhe djemve të dy viktimave Lavdimir dhe Gramos Kurtaj, u bë shkak i vrasjes së këtyre dy të fundit një ditë më parë në fshatin Kurjan të Roskovecit.

Pasi është konfliktuar me djemtë e viktimave, të moshës 21 dhe 25 vjeç, punëtori mesa duket ka kërkuar ndërhyrjen e djalit të autorit.

Lexo edhe :

Related Posts

Pasi kanë debatuar dy herë, djemtë kanë përplasur makinat me njëri tjetrin.

Pas kësaj autori i ngjarjes, Altin Kuka, kur mësoi për konfliktin nga djali i tij, mori një automatik që e mbante në shtëpi dhe shkoi menjëherë në lokalin e vogël në pronësi të dy vëllezërve Vladimir dhe Gramos Kurtaj.

Ata ishin ulur në një tavolinë kur u përballën me autorin e armatosur që në debat e sipër i qëlloi me breshëri.

Për shkak të plagëve të rënda, Lavdimir dhe Gramoz Kurtaj, përkatësisht 46 dhe 52 vjeç, ndërruan jetë në vendngjarje.

Pas krimit, Altin Kuka është vetëdorëzuar në polici bashkë me armën.

Policia shoqëroi në komisariat disa persona nga të dy familjet për të hedhur më shumë dritë mbi vrasjen e dyfishtë./vizionplus.tv

Read Entire Article