Armend Thaqi thotë se Ballkani nuk e meritoi humbjen e tillë ndaj Dinamos

10 months ago 39

Armend Thaqi ka shprehur bindjen e tij se humbja 3-0 e Ballkanit kundër Dinamos së Zagrebit nuk ishte e merituar.

Kjo ndeshje shënoi përfundimin e aventurës së skuadrës nga Suhareka në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, ku ekipi përfundoi i fundit në Grupin C me totalin e katër pikëve të fituara.

“Pasi rezistuam pjesën e parë dhe pjesën e dytë filluam shumë mirë, pranuam golin derisa e kishim iniciativën”, ka thënë fillimisht pas ndeshjes Thaqi.

“Por, këto janë ato ndeshjet kur një shpërqendrim të kushton me gol. Në falëm gola të lehtë, por Dinamo është një ekip i madh. Rezultati nuk është real për shkak të asaj që treguam në fushë.

“Në këtë ndeshje që na është dashur fitorja, goli i pranuar na i preu këmbët”.

“Po pranojmë gola të lehtë kohët e fundit dhe duhet ta përmirësojmë këtë dhe të kemi më shumë përqendrim”.

“Me vjen shumë keq që ndodhi kjo humbje dhe të pranosh tri gola brenda pak minutave është e papranueshme për një ekip si Ballkani”, ka potencuar më tej anëtari i Ballkanit. /Telegrafi/

Read Entire Article