Armenët dhe Azerbajxhani nuk arrijnë marrëveshje përfundimtare për paqen

11 months ago 24
Reklamë

Nuk është arritur marrëveshje përfundimtare mes armenëve nga Nagorno Karabhaku dhe Azerbajxhanit, që u takuan sot në qytetin Jevlak.

Përfaqësuesi i Azerbajxhanit tha se ka qenë e vështirë të pritet që të gjitha problemet mes Bakusë dhe armenëve të Karabkut të zgjidhen brenda një takimi, transmeton Telegrafi.

David Babayan, këshilltar i presidentit të Arcaha, siç armenët e quajnë Nagorno Karabhakun, ka thënë se duhet të bisedohet është “për shumë çështje dhe probleme tjera”.

“Kemi marrëveshje për ndërprerje të veprimi ushtarak, por po presim marrëveshje përfundimtare, për atë jemi në proces e sipër të bisedimeve”, shtoi Babayan.

Duke folur për çarmatosjen, Babayan tha se armenët nuk duhet lejuar të vdesin, dhe se fillimisht duhet të diskutohet për garancitë e sigurisë.

Presidenti i Azerbajxhaqnit, Ilham Aliyev ka njoftuar se Bakuja, ua ka dhënë në detaje planin e marrëveshjes për paqe. Tani Baku pret reagimin e autoriteteve armene. /Telegrafi/

Read Entire Article