Armenët pranojnë propozimin për armëpushim

1 year ago 35
Reklamë

Autoritetet armene në Nagorno-Karabakh (Arcaha) thonë se kanë pranuar një armëpushim të propozuar nga misioni paqeruajtës rus në rajonin e diskutueshëm.

“Me ndërmjetësimin e komandës së misionit paqeruajtës rus në Nagorno-Karabakh, u arrit një marrëveshje për ndërprerjen e plotë të operacioneve ushtarake”, tha presidenti i Nagorno-Karabakhut.

Armëpushimi do të hyjë nga ora 13:00, kurse nga e marta, azerët kanë kryer një sërë sulmesh mbi pozicionet e armenëve në Nagorno-Karabakh.

“U arrit një marrëveshje për tërheqjen e njësive të mbetura dhe ushtarëve të forcave të armatosura nga zona e dislokimit të trupave paqeruajtëse ruse, shpërbërjen dhe çarmatimin e plotë të formacioneve të armatosura të ushtrisë së Nagorno-Karabakut, tërheqjen e pajisjeve dhe armëve nga territori i Nagorno-Karabakut”, njoftojnë media armene.

Të dy palët do të diskutojnë çështje të tjera në një takim të përfaqësuesve të popullsisë vendase armene dhe autoriteteve të Azerbajxhanit më 21 shtator. /Telegrafi/

❗️ Nagorno-Karabakh surrendered to Azerbaijan. In Stepanakert they called the Azerbaijani authorities “central”

As https://t.co/NzVpreAqDA reports, an agreement was reached in Nagorno-Karabakh on a complete cessation of hostilities from 12:00 Moscow time on September 20.… pic.twitter.com/6iEBBBW8gi

— John Spectator (@johnspectator) September 20, 2023

Read Entire Article