Arrestimet për drogë dhe baza kriminale në Fushë Kuqe, Balla: Pres më shumë nga policia e Lezhës

10 months ago 20

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas aksioneve policore në vend, në kuadër të operacionit ‘Tempulli’ dhe ‘Sundimi i Ligjit’.

Ndërkohë, duke iu referuar zbulimit të një baze të grupeve kriminale në Fushë-Kuqe, Balla tha se pret më shumë nga policia e Lezhës.

REAGIMI
👮‍♀️👮🚔 “SUNDIMI I LIGJIT” dhe “TEMPULLI” ➖
12 të arrestuar/proceduar në Lezhë, Dibër, Kukës, Fier, Shkodër dhe Tiranë.
Lëndë narkotike (kokainë dhe kanabis) dhe municion luftarak janë sekuestruar në Dibër, Kukës, Shkodër dhe Tiranë. Ndërsa në Lezhë janë sekuestruar automjete, motomjete, lëndë eksplozive dhe mjete që do të përdoreshin nga grupet kriminale. Pres më shumë nga strukturat hetimore të DVP Lezhë dhe të institucioneve të tjera ligjzbatuese, për zbardhjen e ngjarjeve kriminale.
Gjithashtu përgëzoj Policinë e Shtetit në Dibër për goditjen e një linje shpërndarje dhe trafikimi kokaine.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article