Kryetari i Nismës Thurje, Endri Shabani, tha në studion e emisionit “Open” në News24 se SPAK është në një luftë të përditshme dhe me sa shikohet këta prokurorë e dublikojnë rastet. Shabani solli në vëmendje rastin e Saimirit Tahirit apo edhe Ilir Beqajt dhe ky dublikim ndodh sepse përballë SPAK ka njerëz shumë të fuqishëm që bëjnë çdo përpjekje që të mos ndëshkohen.
“Ilir Beqaj nuk ëhstë i vetmi që ka vjedhur fondet e BE-së, por ky duhet të ndëshkohet për vjedhjen që u ka bërë shqiptarëve. Për të gjitha duhet dënuar. Ilir Beqaj është një mik i Edi Ramës, jam i bindur që kanë vjedhur bashkë. Edi Rama është sponsori kryesor i tij dhe në momentin që ai arrestohet, madje ditën e ditëlindjes së Kryeministrit, dhe mendoj se ky është një rast që provon që SPAK ka kapacitetet që të hetojë korrupsionin e Qeverisë”, tha Shabani.
Ai tha ndodh për herë të parë në 30 vjet që një personazh i sponsorizuar nga Kryeministri të arrestohet.
“Kjo është një arritje e madhe, nuk ka ndodhur kurrë më parë një gjë e tillë, që drejtësia të arrestonte një person që ishte mik apo i sponsorizuar në maksimum nga Kryeministri”, tha ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb