Trump apo Harris, kush është kandidati i preferuar për Izraelin? Ambasadorja Peleg: E vendosin amerikanët, por…

2 hours ago 15

Galit Peleg, ambasadore e Izraelit në Tiranë, në emisionin ‘Log.’të gazetarit Endri Xhafo në News24 është pyetur lidhur me zgjedhjet në SHBA dhe cilin prej kandidatëve për President, Donald Trump apo Kamala Harris, është i mirë për Izraelin.

Peleg tha se nuk ka preferenca lidhur me kandidatin, duke shtuar se gjithmonë në marrëdhëniet tona kemi ruajtur një mbështetje bipartizane për Izraelin.

Ju thatë që është vit zgjedhor dhe javën tjetër kemi zgjedhjet. Situata në Lindjen e Mesme dhe mbështetja për Izraelin është një temë e ndjeshme në fushatën zgjedhore të SHBA-së. Kush do të ishte një President i mirë amerikan për Izraelin?

Ambasadorja izraelite – Shikoni, mendoj se ne gjithmonë në marrëdhëniet tona kemi ruajtur një mbështetje bipartizane për Izraelin. Edhe sot, nëse shkoni në Kongresin Amerikan, shihni anëtarë të Kongresit si nga Partia Demokrate ashtu edhe nga Partia Republikane që mbështesin Izraelin. Çdo kandidat ka avantazhet dhe disavantazhet e veta, por nuk vendosim ne se për kë të votojnë qytetarët amerikanë. Mendoj se me këdo që të zgjidhet, ne do të duhet të analizojmë dhe të ndërtojmë marrëdhënie më të forta dhe të vazhdojmë të punojmë me amerikanët sepse, siç e thashë, ata janë aleatët tanë më të mirë dhe aleatët tanë më të mëdhenj, dhe nuk vendosim ne për amerikanët se për kë të votojnë, siç presim të njëjtën gjë nga vendet e tjera që të mos vendosin për ne se për kë të votojmë. Mendoj se çdo demokraci duhet ta shohë në këtë mënyrë.

Pra ju nuk keni preferenca?

Ambasadorja izraelite – Preferenca duhet të jetë nga ata që mund të votojnë. Unë nuk jam qytetare amerikane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article