Arrestimi i dy shqiptarëve për spiunazh/ Meha tregon kur ka filluar AKI të angazhohet në këtë fushë

4 months ago 7

Lajmi i kryesor i ditës së sotme ishte arrestim i dy shqiptarëve për spiunazh.

Prishtinë-Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka kanë arrestuar dy persona me nënshtetësi të Kosovës, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”.

Majde, u raportua se ata dyshohet se kanë spiunuar për Agjencinë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA).

Derisa edhe nga Prokuroria kanë njoftuar se ata janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit. Prokuroria tha se ndaj tyre do t’i ndërmarrë “të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”.

Reagim ka pasur edhe nga BIA serbe, e cila e ka mohuar "çdo lidhje me personat e arrestuar në Kosovë".

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Xhevat Meha në nëj prononcim për “Bota sot”, ka thënë se ky është një veprim shumë i mirëseardhur, duke shtuar se ishte një punë e AKI-së, disa vjeçare.

Tutje, thotë se AKI është duke u angazhuar me gjithë kapacitetin e saj për këtë çështje.

“Arrestimi i të dyshuarëve për spiunim është shume i mirëseardhur. Janë arrestimet e para pas 25 viteve nga përfundimi i luftës së fundit. Mirëpo këto arrestime kanë ardhur pas një pune disavjeçare nga AKI. Në fakt, AKI ka filluar të angazhohet në këtë fushë nga muaji prill i vitit 2016. Sigurisht se gjatë kësaj periudhe është kryer shumë punë, janë kryer shumë vëzhgime e përgjime. Kjo veprimtari është komplekse por edhe shumë e ndieshme. Duhet punë profesionale.

AKI është duke u angazhuar me gjithë kapacitetin e saj, dhe këto arrestime janë vetëm arrestimet e para. Pres që të ketë edhe arrestime tjera, kur rastet të janë të hetuara plotësisht sigurisht. Punët e fshehta kryhen fshehtas dhe nuk duhet shpluar se çka e si po punohet. Jane rezultatet e punës që flasin për punën. Është një fillim i mirë, uroj t’u shkoj puna mbarë”, përfundon ai për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article