Arrestimi i grupit të Laert Haxhiut/ “Vrasja në Tepelenë u krye për pagesë”, Spartak Koka: Eksplozivi te lokali i Noizyt u vendos pas konfliktit në ‘TikTok’

1 year ago 13

Balkanweb app Get it on Google Play

Gazetari Spartak Koka, i ftuar në studion e emisionit “Open” ka folur në lidhje me operacionin që solli arrestimin e grupit të Laert Haxhiut dhe zbardhjen e disa vrasjeve.

Ai u shpreh se një prej vrasjeve, e cila u krye në Tepelenë dhe ku mbeti i vrarë Artur Dersha u krye për pagesë në kuadër të konflikteve të bizneseve në zonë.

Ai u shpreh se grupi i Laert Haxhiut ka pasur nevojë për para dhe logjistikë, ndaj është përfshirë edhe në vrasjet me pagesë.

Koka shtoi se një ndër rastet e zbardhura, vendosja e eksplozivit në lokalin e reperit Noizy, u krye për shkak të një konflikti në rrjetin social “TikTok” me një person nga Lushnja.

“Aktiviteti i këtij grupi është i miksuar. Ka nisur si hakmarrje për ato që kanë ndodhur deri në vitin 2005 nga viti 1997. Një nga hallkat e rëndësishme të zbulimit të këtyre ngjarjeve kanë ardhur nga hetimi i mirë që u bë për vrasjen e Alban Semakut.

Vrasja në Tepelenë ka qenë vrasje e pastër për pagesë për konkurrencën mes bizneseve dhe ka qenë e paralajmëruar. Dinamika e këtij grupi, që të rrijë në treg ka patur nevojë për mbështetje financiare dhe logjistikë si makina apo armë. Këtë mund ta arrinin vetëm përmes shumave monetare të përfituara nga vrasjet me pagesë.

Vendosja e eksplozivit në Durrës te lokali i Noizyt dyshohet se u bë si porosi për t’iu kundërpërgjigjur sulmit që Noizy kishte me një person nga Lushnja në TikTok”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article