Arrestimi i Ilir Beqajt, Erli Murati: Nuk ka ndonjë surprizë, por ka dimensionin e vet edhe politik edhe diplomatik

3 months ago 14

Gazetari Erl Murati në rubrikën “Çështja e Ditës” të gazetarit Klevin Muka në News24, duke folur për arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha se raporti i tij me drejtësinë nuk është i ri, pasi SPAK prej kohësh po hetonte mbi koncensionet në shëndetësi, madje edhe kur ai u emërua në krye të SASPAK, ishte nën hetim.

Murati tha se nuk ka ndonjë surprizë, por është një lajm i rëndësishëm që ka dimensionin e vet jo thjesht juridik penal, por edhe politik dhe diplomatik, pasi kemi të bëjmë me fonde dhe grante të BE-së.

“Ndoshta institucionet e drejtësisë kompleksohen për mirë kur bëhet fjalë për keqpërdorimin e fondeve të BE-së apo fondeve të huaja”, tha Murati.

Sipas tij, referuar deklaratave të Kryeministrit se përgjegjësia juridike është personale, por kemi edhe përgjegjësinë politike.

“Beqaj u emërua në krye të Agjensisë në kohën kur ishte nën hetim, ndaj edhe z. Edi Rama duhet të japë një shpjegim, jo vetëm për faktin se e mbrojti ish-ministrin, por edhe e emëroi në krye të një Agjensie që duhej të monitoronte shpenzimin e fondeve të huaja”, tha Murati.

Ai u shpreh se kemi të bëjmë jo vetëm me një babëzi të këtyre personazheve, por edhe me një bashkëpunim të tyre, pasi janë të njëjtët emra që kanë lëvizur në disa institucione.

Murati tha se kemi një buqetë skandalesh, por opozita e ka pasur të vështirë që ti kapitalizojë ato dhe t’i kthejë në mbështetje popullore. “PS vit pas viti ka rritur rezultatin e saj elektoral”, tha Murati.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article