Arrestimi i Ilir Metës/ Tabaku: Presidenti i PL të përballet me drejtësinë. Të mos ketë një ‘gjyq popullor’

2 hours ago 19

Deputetja e PD Jorida Tabaku, e ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 nga moderatorja Nisida Tufa komentoi arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Tabaku theksoi se presidenti i Partisë së Lirisë duhet që të përballet me drejtësinë. Ajo shtoi se Meta dhe Kryemadhi duhet që të përballen tashmë me drejtësinë, duke shtuar se duhet qëndruar larg “gjyqeve popullore”.

“Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi të përballet me drejtësinë, të mos kthehemi në kohën e gjyqeve popullore. Si Meta, ashtu edhe Sali Berisha e deputetët e arrestuar të përballen me drejtësinë.

Ndërsa, për Salianjin do thosha se jemi në një rast më të rëndë, pasi ai u dënua thjesht për një denoncim. Të qënit të Berishës në arrest shtëpie është diçka, që duhet të na japë forcë, për përbashkimin e PD dhe frontit opozitar”, tha Tabaku.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article