Arrestimi i Metës/ Lapardhaja: Drejtësia ka treguar se askush s’është i paprekshëm! Akuzat ndaj Metës janë artikuluar nga Berisha

2 hours ago 20

Namir Lapardhaja, në një lidhje live me Skype në rubrikën Opinion në News 24 ka komentuar arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Lapardhaja tha se drejtësia e re ka treguar se askush nuk është i paprekshëm. Sipas tij, akuzat e sotme të SPAK ndaj Metës, për herë të parë janë artikuluar nga kryetari i PD, Sali Berisha.

Namir Lapardhaja: Drejtësia ka treguar se askush nuk është i paprekshëm. Pavarësisht pritshmërive tona, kjo kohë ka treguar se në vitet e fundit, drejtësia e re ka bërë atë që nuk ka bërë drejtësia në kaq vite tranzicion.

Prokurorët janë nën presion publik. Drejtësia po heton ministra të Ramës. Gjysma e qeverisë së Edi Ramës është në burg. Akuzat sot ndaj Metës janë artikuluar për herë të parë nga Sali Berisha.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article