Arrestimi i pesë serbëve të dyshuar për krime lufte, Vuçiç ia hedh “fajin” Kosovës: Provokim i qëllimshëm

1 month ago 15
Reklamë

Arrestimi i pesë serbëve në Kosovë të dyshuar për krime lufte, ka bërë që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të reagojë ashpër.

Ai e konsideron këtë veprim si “provokim të qëllimshëm” nga autoritetet në Kosovë.
“Po përpiqen të provokojnë çdo shtëpi serbe, që çdo shtëpi serbe të dijë se nuk guxon të qëndrojë në territorin e Kosovës. Është një heshtje e mjerueshme e ndërkombëtarëve dhe botës perëndimore, të cilët pretendojnë se nuk po e shohin çfarë po ndodh”, deklaroi lideri serb në një konferencë për shtyp të shtunën pasdite.

Ai gjithashtu kritikoi qëndrimin e vendeve të QUINT-it, pasi tha se ata do të bëjnë vetëm deklarata të zbehta kundër veprimeve dhe më pas do të heshtin.
Vuçiç njoftoi gjithashtu se gjatë ditës së nesërme do të zhvillojë biseda me përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së.
Prokuroria e Kosovës raportoi gjatë kësaj të shtune se pas hetimit disamujor, ka arrestuar pesë serbë të dyshuar për krime lufte.

Sipas hetuesve, personat e arrestuar dyshohen se në prill të vitit 1999, në disa fshatra të Komunës së Gjilanit, kanë kryer një sërë krimesh ndaj civilëve shqiptarë, duke përfshirë vrasje, plagosje, djegie, rrëmbime dhe tortura.

Read Entire Article