Arrestohet çifti i “skifterëve” shqiptarë, kishin vjedhur 29 shtëpi në Spanjë

2 hours ago 19

Një çift shqiptar u arrestua në Spanjë nga Garda Civile e Salamankës, në kuadër të operacionit “Kubea”, që goditi një grup kriminal që kryente grabitje me forcë në banesa.

Autorët, një burrë dhe një grua e moshës 40 dhe 23 vjeç, të dy me kombësi shqiptare, u përfshinë në gjithsej 29 grabitje të kryera në provincat Salamanca, Valladolid dhe Leon.

Policia veproi kur anëtarët e grupit u larguan nga një hotel pranë Avenue Filiberto Villalobos në kryeqytetin Tormes, pasi kishin kryer disa grabitje në provincë ditët e mëparshme.

Agjentët sekuestruan bizhuteri të ndryshme dhe objekte me interes për hetimet lidhur me krimet e fundit. /vizionplus.tv

Read Entire Article