Arsenal fiton Superkupën e Anglisë

1 year ago 23
Reklamë
20:20 06/08/2023

Triumfon në finale ndaj Manchester City

Arsenal fitoi edhe Superkupën e Anglisë, e njohur si Community Shield, duke marrë një revansh ndaj Manchester City që i rrëmbeu kampionatin sezonin e kaluar. Topçinjtë e Londrës triumfuan pas penalltive në finalen e luajtur të dielën në “Wembley”.

Pas pjesës së parë ku Arsenal u shfaq pak më kërkues para portës, në të dytën ishin lojtarët e City që u treguan më të rrezikshëm. Palmer arriti të realizonte në minutën e 77’. Por futbollistët e Arsenal nuk u dorëzuan, duke e barazuar sfidën në minutat shtesë me anë të Trossard.

Kjo e çoi takimin te 11-metërshat ku ekipi i Pep Guardiola gaboi më shumë, ndërsa ai i Mikel Arteta u tregua më i saktë. Për Arsenal është hera e 18 që fiton trofeun e Community Shield.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article