Arsenal kryeson garën për shërbimet e yllit anglez duke lënë mbrapa Chelsean

10 months ago 22

Arsenal ka marrë kryesimin në garën për të siguruar shërbimet e Ivan Toney, pasi Chelsea ka planifikuar të sjellë një rregull strikt që mund të bëjë që të tërhiqen nga gara.

Toney momentalisht po vuan një dënim prej tetë muajsh për shkak të përfshirjes në bastvënie të paligjshme.

Sulmuesi i Brentfordit, do të rikthehet në aksion në janar, me një numër të klubeve të Ligës Premier që kanë shprehur gatishmërinë për të transferuar atë gjatë afatit dimëror, duke përfshirë këtu Chelsean, Arsenal dhe Manchester United.

Brentfordi raportohet se po kërkon rreth 100 milionë euro për të ndarë rrugët me anglezin, shumë e cila po konsiderohet e ekzagjeruar nga klubet e interesuara.

Sipas asaj që raporton Daily Mail, Chelsea është duke planifikuar që të mos transferojë lojtarë të cilët paguhen mbi 150 mijë euro në javë.

Për këtë arsye, mbetet të shihet nëse “Blutë e Londrës” do të hartojnë ndonjë strategji të re në mënyrë që të transferojnë Toneyn.

Së fundmi trajneri i Brentford, Thomas Frank, nuk e kishte përjashtuar mundësinë e largimit të Ivan Toney, por vetëm nëse arrin oferta e duhur.

“E kuptoj pse ka kaq shumë thashetheme për të. Për mua ai është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë”, kishte thënë Frank./Telegrafi/

Read Entire Article