Arsenali me ofertë zyrtare për transferimin e Marcos Leonardos

10 months ago 10

Marcos Leonardo do të bëj hapin e madh në karrierën e tij duke u transferuar në një nga kampionatet e mëdha evropiane dhe kjo gjë është mëse e sigurt.

Pas largimit nga elita e futbollit brazilian të Santos, shitja e Marcos Leonardos është mëse e sigurt pasi ofertat nuk mungojnë për talentin brazilian.

20-vjeçari është në listën e dëshirave të Romës, Manchester United, Borussia Dortmund dhe Real Madrid, derisa së fundmi interesim ka shprehur edhe Arsenali.

Arsenali në fakt ka kaluar të gjithë konkurentët në garë për Marcos Leonardon, pasi tanimë kanë dorëzuar një ofertë zyrtare në zyrat e Santos.

Mail Sport ka raportuar se Topçinjtë kanë ofruar 20 milionë euro plus bonuse ofertë që ka kënaqur Santosin dhe tani po pritet përgjigja e lojtarit.

Talenti brazilian në këtë vit ka zhvilluar 49 ndeshje zyrtare me fanellën e Santosit në të gjitha garat ku ka realizuar 21 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.

Gjithsesi i sigurt është largimi i tij nga Santos dhe mbetet të shihet se në cilën skuadër do të përfundojë Leonardo edhe pse Arsenali mbetet favoriti numër një për t’i siguruar shërbimet e tij. /Telegrafi/

Read Entire Article