Arta Kabashi – banorja e cila u fut përmes një vallëzimi provokues në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 3

9 months ago 9

Këngëtarja nga Kosova, Arta Kabashi, ka bërë hyrjen e saj të shumëpritur në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 3”.

Mbrëmjen e së martës, ajo befasoi spektatorët dhe bashkë-banorët me një koreografi mahnitëse që shtoi edhe më shumë shkëlqim në atmosferën e spektaklit.

E veshur në një kostum të shkurtër të bardhë që i theksonte linjat e trupit, Arta ngjalli vëmendjen me lëvizje sensuale dhe një vallëzim provokues.

Performanca e saj plot me energji nuk ishte vetëm një shfaqje e talentit të saj si valltare, por gjithashtu një premtim për një qëndrim të plotë të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë po të njëjtës mbrëmje, në shtëpi janë futur edhe pesë emra të tjerë VIP si: Fatjon Kuqari, Dea Vieri, Klodian Duro, Albi Nako dhe reperi Bardhi.

Arta, e cila nuk është një emër shumë i njohur në muzikë, pritet të sjellë një erë të re në shtëpi me stilin e saj unik dhe personalitetin e saj interesant.

Ajo njihet si motra e këngëtares, Ana Kabashi, ku bashkarisht nisën karrierën si dy motra në spektakli ne talenteve, “Albanian Got Talent” në vitin 2010. /Telegrafi/

Read Entire Article