Arteta tregon pse Rice u aktivizua si mbrojtës ndaj PSV Eindhoven

10 months ago 38

Mikel Arteta ka shpjeguar arsyen pse e ka aktivizuar Declan Rice në pozitën e qendërmbrojtësit në barazimin 1-1 ndaj PSV Eindhoven në Ligën e Kampionëve.

Rice hyri në lojë në pjesën e dytë në minutën e 62-të, duke zënë vendin e William Salibas për pjesën e mbetur të ndeshjes.

Reprezentuesi anglez u duk mjaft rehat në atë rol, përkundër presionit të lartë që ushtronte ekipi vendas për të gjetur golin e fitores dhe Arteta ka shpjeguar se ai dëshironte të shihte se si do shkonte ndeshja,  pasi “Topçinjtë” janë duke vuajtur shumë mungesa në atë pozitë.

“Ne jemi duke vuajtur shumë nga mungesat në atë pozicion dhe dëshiroja ta provoja nëse diçka do të ndodhte se si do ta zgjidhnim atë problem dhe mendoj se ai ishte mjaft i mirë”, ka thënë Arteta pas ndeshjes.

“Ai ka luajtur aty më përpara. Ne duhet të provojmë për të qenë të sigurtë nëse dikush mund të mbush atë boshllëk në mënyrën e duhur. Rice ka shumë kompaktësi me topin, fiton shumë duele dhe e ka bërë këtë në të kaluarën. Ai është një opsion i mirë”, u shpreh Arteta kur u pyet nëse do ta aktivizoj anglezin në atë pozicion.

Arsenali po vuan mungesat e Jurrien Timber dhe Takehiro Tomiyasu. Kjo e detyroi Artetan që të ftojë dy lojtarë të akademisë, ani pse nuk ua dha mundësinë të luajnë.

I pyetur se pse nuk iu dha hapësirë më shumë të rinjve, Arteta tha se nuk ishte koha e duhur për të bërë shumë ndryshime në formacion.

“Nuk mendoj se ishte momenti i duhur. Të bëjë tetë ndryshime në formacionin startues, ndaj një skuadre që nuk ka humbur në shtëpi pothuajse dy vite, nuk mendoj se ishte momenti i duhur”, përfundoi Arteta./Telegrafi/

Read Entire Article