Artisti bullgar, Galin kopjon hitin viral të momentit “Sarile”

10 months ago 39

Mandi Nishtulla dhe Bes Kallaku javë më parë sollën një bashkëpunim të quajtur “Sarile”.

Ky projekt u bë viral menjëherë në rrjete sociale, e për pak kohë mblodhi mbi 16 milionë klikime në platformën YouTube.

Kjo këngë duket të jetë kopjuar nga artisti bullgar, Galin, që e ka quajtur “Taka taka”.

Foto: Screenshot/YouTube

Me të dëgjuar, është vënë re se teksti dhe komplet koreografia, është e ngjashme me atë të artistëve shqiptare.

Këngëtari me origjina nga Bullgaria e ka lansuar ndërkohë ditën e djeshme (e mërkurë).

Kënga ka arritur të mbledh mbi 300 mijë shikime në vetëm pak orë pas publikimit.

Megjithatë, një reagim në lidhje me këtë nuk është bërë akoma, gjersa duket identike. /Telegrafi/

Read Entire Article