“Askush nuk e di çfarë ndodhi në të vërtetë” – Ylli i Barcelonës ende i tronditur nga largimi i Messit

10 months ago 26

Sergio Roberto ka pranuar se askush në klub nuk e di se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me Lionel Messin dhe Barcelonën, me largimin e argjentinasit në 2021 që po konsiderohet si tronditës.

Tetë herë fituesi i Topit të Artë i dha një lamtumirë speciale tifozëve teksa po i afrohej fundit të kontratës. Ai u largua në drejtim të Paris Saint-Germain si lojtar i lirë, me Barcelonën që nuk ishte në gjendje t’i ofronte një kontratë të re.

Sergio Roberto kishte mbetur i habitur teksa pa ikonën argjentinase të largohet nga Barcelona, pasi që pritshmëritë e të gjithëve ishin se ai do të pensionohej aty.

“Largimi i Messit më ka tronditur shumë. As unë as bashkëlojtarët e mi nuk e prisnim. Ne menduam se ai do të rinovonte. Janë bërë disa vite tani, por askush nuk e di në të vërtetë se çfarë ka ndodhur atëherë”, ka thënë fillimisht Roberto.

“Unë mendoja se ai do të luante këtu deri në përfundim të karrierës. Leo është lojtari më i mirë në historinë e klubit, në historinë e futbollit. Ju prisnit që ta shihnit në stërvitje ditën tjetër, por papritmas ai nuk është aty. Është sikur klubi po fillonte nga e para. Ju asnjëherë nuk e shihni atë duke thënë se është më miri, ose sa i rëndësishëm është për të tjerët. Ai gjithmonë shikon për interesin e skuadrës”, ka deklaruar Roberto.

Ka pasur sugjerime se Sergio Roberto mund të ribashkohet me Messin në MLS tek ekipi i Inter Miamit, pasi kontrata e tij me Barcelonën është afër skadimit.

“Me Xavin si trajner, unë ndihem shumë rehat. Unë e kam vetëbesimin e tij. Në fund të sezonit, nëse klubi është i lumtur me mua, unë do të vazhdoj. Për momentin unë nuk do të transferohem tek një ekip tjetër. Gjithçka që thuhet se unë do të transferohem tek Miami ose Palmeiras, janë të gjitha gënjeshtra”, është shprehur spanjolli.

Së bashku me Messin në qytetin e Floridas ishin transferuar edhe ish-bashkëlojtarët tek Barcelona, Sergio Busquets dhe Jordi Alba.

Luiz Suarez pritet të bëhet lojtari i radhës i cili do t’i bashkangjitet ekipet të Messit, me uruguaianin që është lojtar i lirë pas shkëputjes së marrëveshjes me Gremion./Telegrafi/

Read Entire Article