Asllani me sytë nga Firence

7 months ago 12
Reklamë
17:52 23/01/2024

Mesfushori kuqezi ka shancin që të tregojë aftësitë e tij në përballjen ndaj Fiorentinës të dielën

Pasi gëzimi i Superkupës të kalojë, Interin e pret një përballje delikate në Serie A kundër Fiorentinës. Për herë të parë zikaltrit janë të dytët në tabelë, 1 pikë larg Juventusit.

Gjithsesi, më shumë sesa kalimi i bardhezinjve në vendin e parë të Serie A, tema e këtyre ditëve në Appiano Gentile do të jetë mesfusha, pasi do të mungojnë Calhanoglu dhe Barella, për shkak të kartonëve të marrë. Për trajnerin Simone Inzagi, alternativat e vetme janë Asllani dhe Fratesi.

Gjithsesi gjatë këtyre ditëve në stërvitje do të kuptohet se si do të ndryshojë mënyra e lojës së Interit.

Nëse Fratesi është lojtari i duhur për të zëvendësuar Barelën, pasi janë dy shumë të ngjashëm sa i përket aftësive të tyre, midis Çalhanoglu dhe Asllanit ka shumë ndryshime.

Duke nisur nga përvoja, minutat në lojë dhe, natyrisht, karakteristikat teknike. Mesfushori kuqezi ka nevojë që të bëjë një performancë fantastike për të bindur trajnerin dhe të gjithë tifozët e Interit, se ai është zëvendësuesi i duhur për mesfushorin turk.

Eksperienca e deritanishme e Asllanit te Interi ka qenë me ulje-ngritje, edhe për shkak se ka pasur edhe pak shanse për të shfaqur cilësitë e tij.

Çalhanoglu ka qenë një regjizor i mirë për zikaltrit dhe ka plotësuar detyrat e Izagit. Tani është radha e Asllanit të tregojë veten dhe t’i kthejë  besimin si teknikut, ashtu edhe klubit zikaltër.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article