Asnjë gol në katër ndeshje në Tetor, Baseli ironizon Xhakën me shokë  

11 months ago 29
17:45 01/11/2023

Nuk kemi të zgjedhim më të bukurin e muajit

Sezoni i Basel duket se po shkon gjithnjë e më keq. Gjiganti i futbollit zvicerian po kalon një krizë të vërtetë rezultatesh dhe diçka të tillë e konfirmon muaji Tetor. Asnjë gol të shënuar në katër ndeshjet e zhvilluara në këtë periudhë. Situatë që natyrisht është pritur me sportivitet nga ana e zvicerianëve, të cilët nuk kanë kursyer as ironitë. Basel pësoi 10 gola dhe nuk shënoi asnjë, gjë që bëri që klubi të postonte një foto të portës me një mbishkrim ku shkruhej: “Pa gola në Tetor, asnjë për të zgjedhur golin e muajit.

Klubi aktualisht mban vendin e fundit në elitën e futbollit zvicerian, me vetëm një fitore në 11 ndeshje, teksa aventura Europiane u mbyll në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Skuadra ku aktivizohet edhe lojtari shqiptar, Taulant Xhaka është shumë larg nga sezoni i kaluar, ku u pozicionua në vendin e pestë në kampionat dhe preku gjysmëfinalet e Ligës së Konferencës. Ndërkaq, gjatë këtij muaji pritet të ketë një gol të bukur për Baselin, pasi në program ka sfida në Kupën e Zvicrës. Në dy raundet e para gjiganti i futbollit ka shënuar 16 gola dhe këtë ‘traditë’ synon ta vazhdojë sa më gjatë të jetë e mundur që të paktën të kenë disa gola për të zgjedhur golin e muajit Nëntor.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article