“Asociacioni është thikë pas shpine për Kosovën”, Maxharraj ka disa pyetje për Escobarin, ia përmend Republikën Serbe në Bosnjë

7 months ago 23

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, zv/ndihmës sekretari amerikan Gabriel Escobar, sot ka vizituar Kosovën.

Ai gjatë ditës është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e në mbrëmje edhe me opozitën.

Vizitën e Escobarit e ka komentuar analisti politik dhe profesori Binak Maxharraj.

Profesori thotë se situata rreth zbatimit të vendimit të BQK-së është kastastrofë, teksa shton se, BQK-ja ka vendosur në bazë të ligjit se valvuta zyrtare në Kosovë është euro.

“Kjo z. Escobar do të ndalonte edhe Serbinë që të bëjë çka të dojë me dinarin e tij, pasi ka financuar bandat kriminele të Vuçiqit për të destabilziuar Kosovën. Dinari serb përdorët në Kosovë, por duhet të konvertohet ashtu siç e thotë ligji dhe serbët nuk do të humbasin asgjë nga vlera e parave të tyre”, thotë Maxharraj.

Profesori pyet se çfarë do të ndodhte nëse në Ksoovë secili nacionalitet do të përdorte valutën e shtetit amë?

“Kjo është e vërteta dhe çështja e dinarit është e mbyllur me të gjitha lehtësirat e përvjedhejs së dinarit përmes euros. Dhe për këtë çdo diskutim është i mbyllur dhe nuk do të ketë sallamadi rreth dinarit për të cilin u çua në këmbë krejt bota, deri të KS në OKB pa asnjë nevojë”, shprehet profesori.

Maxharraj tutje thotë se edhe trysnitë për Asociacionin ishin të tepruara.

“Nëse ju kujtohet me Marrëveshjen e 2013 aty kanë qenë dy marrëveshje kyqe, pos të tjerave që janë nënshkruar: Aociacioni dhe shuarja e strukturave serbe në Kosovë. Pra që të dya këto çështe i kanë nënshkrimet e kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Thaçit dhe Daçiq. Atëherë pse Serbia insiston me përkrahjën e parezervë të ndërkombëtarëve të realizohet vetëm Asociacioni për të cilën bile edhe shpesh e kërcnoni Kosovën kurse nuk guxoni apo nuk doni z.Escobar të ia përmendeni edhe Serbisë se e ka obligim shuarjen e strukturave paralele, të cilat kohët e fundit u zbuluan se ekzistojnë edhe brenda Kosovës ne vendbanimet serbe, e kur ato u zbuluan nga organet tona të sigurisë bile shumë u idhnuat se pse janë mbyllë. A është kjo drejtësi z.Escobar, palës kosovare të ia veni këmbën e asaj serbe as nuk guxoni të ia përmendeni këto struktura e lëre më t’i urdhëroni që ato t’i shuajnë”, potencon tutje profesori.

Maxharraj thekson se asociacioni është shumë çështje e ndieshme dhe shumë komplekse si dhe vështirë e pranueshme.

“Z.Esckbar një gjë duhesh ta kuptosh se nuk do të këtë Asociacion po njohjen e ndërsjelltë të Kosovës dhe Serbisë. Asociacioni është një maskë e kamufluar me shumë vrima, është thikë pas shpine në sovranitetin e shtetit të Kosovës, është goditje e drejtpërdejtë kundër Kosovës që ka për qëllim bllokimin e ardhmërisë së Kosovës, është një teren që mezi po e pret Serbia për të krijuar një “Republika Srpska” si në Bosnje e Hercegovinë, anipse ju thoni se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, ka bile dhe shumë, merre e lexoje me më shumë kujdes Asociacionin Franko-Gjermani që ia keni ofruar Kosovës në të veç që nuk është vizatuar “Srspak Republika” me Dodikun në krye i cili është i lidhur ngushtë me Putinin për ta ndarë nga Bosnja. Nuk e di se a e ke dëgjuar edhe arkitektin e Rpublikës se Bosnjë, Ricard Hollbroke kur pati deklaruar se ishte gabim i SHBA-së krijimi i Bosnjës në baza etnike. Pra Asociacioni z. Escobar është dardhë me bisht i cili është atak i drejtpërdrejtë në sovranitetin e Kosovës dhe për këtë askush nuk mund të garanton bile as ju z. Escobar”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

comment

Read Entire Article