“Asociacioni mund të shndërrohet në flakë”, profesori që jeton në SHBA alarmon Qeverinë

10 months ago 31

Profesori dhe analisti politik, Binak Maxharraj po kërkon nga Bashkimi Evropian që të bëjnë publik draft statutin e Asociacionit.

Ai thotë se kjo është detyrë e BE-së dhe jo e Kosovës, prandaj kërkon daljen nga ‘errësira’.

“Qeveria e Kosovës, poashtu edhe presidenca por edhe Parlamenti i Kosovës e kanë për detyrë imediate që posa të publikohet ky draft-statut nga BE, le t’i lenë të gjitha punet e “shtëpisë anash”, siç thuhet në popull, e të merret ekskuzivisht në të gjitha nivelet deri në Parlament, me pozitë dhe opozitë të bëhen bashkë dhe të debatojnë për këtë draftë statut sepse nga kjo qethje dhe krehje e këtij draft-statuti varet edhe e ardhmja e Kosovës e ne veçanti veriu i saj”, thotë Maxharraj.

Ai shton se, duhet rreth kësaj çështje të akordohen pozitë dhe opozitë, sespe ky është interes nacional, e jo me pastaj të mundohen te ia lenë fajin njëra tjetrës, “në stilin e Isa Mustafës “jo unë se bëra Asociacionin, por e bëri para meje Hashim Thaçi””.

“Kohë me parë qëndroi në Kosovë dhe pro serbi ndërmjetësuesi sllovak Mirosllav Lajçak i cili ndërsjetull e kishte pasë edhe këtë draft-status të BE që ende po mbahet në “arrest shtepiak”. Në takim me opozitën ua përplasi këtë draft-statut Ramush Harajdinajt të AAK-së, Memli Krasniqit të PDK-së dhe Lumir Abdixhikur të LDK-së. Dhe këtu filloi pisllaku midis ktyre të opozitës kur janë në pyetje çështjet madhore për shtetin. Më trimja u tregu AAK. Burim Ramadani mori guximin dhe kurajon qytatare e bejë publik për opinionin e gjerë, pa pritur që atë të bënë BE së pari. Sipas indikacioneve thuhet se ky draft-statut është ai i verteti. E lexuan apo se lexuan këtu tani vjen në shprehje kopilia e opozitarëve si Memli Krasniqit dhe Lumir Abdixhiku të cilët për opinionin filluan e gjuajn spica jo se kam perë, jo se kam lexuar, krejtë sipas stilit të tyra prej rrencave dhe mashtruesve ordiner”, pohon ai.

Maxharraj thotë se, nga mediat në Kosovë por edhe me gjerë ky draft-statut u bombardua ashpër i cili u ‘lnurë dhe u bë lesh’ nga të gjitha anët, nga të gjithë ata që marrin vesh në ketë punë.

“Çështja e parë është se si na piku nga qielli apo nga erdhi, pse erdhi bash nga ata nga të cilët nuk duhej te vinte. Apo aq më keq a mos jemi aq analfabet ne këtu në Kosovë sa qe nuk po “dimë” të marojmë një draft-statut dhe u sillem rrotull e çrrotull siç thotë populli rreth “dardhes se Ahmatit” sa që të presim që këtë draft status të na e bëjnë të tjerët të cilin nuk po e bëjnë publik hala për opinionin, por tinzishtë ia futën në strajcë ndërmejtësuesit pro serb Miroslav Lajçak që të shkoj deri në Serbi e Kosovë që draftin të ua kallëzon për nuk ua jepë. Në bazë të të gjitha këtyre marifeteve mediat dhe portalet analist dhe opinionist vërshuan me mendimet dhe qëndrimet e tyre duke e lavdëruar apo dhe më shumë share këtë draftë-statut. Gati të gjithë analistët dhe opionistët në mesin e të cileve jam edhe unë, pikë së pari gati të gjithë pajohen më së tëpërmi në dy çeshtje të cilat janë gaca të ndezura që mund të shndërrohen me vonë në flakë”, përfundon profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj.

comment

Read Entire Article