Ata kanë zgjedhur të mos kufizohen në asnjë moment nga koha, njihuni me ishullin ku ora nuk ekziston!

2 hours ago 22

Në vitin 2019, qytetarët e Sommarøy, një ishull i vogël në Norvegjinë Veriore,vendosën që të mos kishin më orë. Disa prej tyre i futën në sirtarë, duke ëndërruar dhe shpresuar se nuk do t’i nxirrnin më prej aty. Ata ishin të vendosur të hidhnin “kohën” në kosh dhe t’i nxirrnin të gjithë matësit lokalë jashtë funksionit. Ata i bënë të gjitha këto në përpjekje që ishulli i tyre të shpallej “zona e parë pa kohë në botë”.

Të gjithë e shijojnë përjetësinë, por këta njerëz e bëjnë këtë shumë më tepër se kushdo në botë. Arsyeja kryesore – ky ishull norvegjez, i vendosur në veri të Rrethit Arktik dhe i mbiquajtur “Toka e Diellit të Mesnatës”, nuk e përjeton kohën si pjesa tjetër e botës. Dielli nuk lind në dimër, dhe kur lind në verë, duhen shumë orë për të perënduar. Plus, njerëzit këtu besojnë se objekti i kohës çon vetëm në kufizim dhe për rrjedhojë, sjell tension dhe stres.

“Në të gjithë botën, njerëzit karakterizohen nga stresi dhe depresioni”, tha Kjell Ove Hveding, drejtuesi i fushatës.

Read Entire Article