Atentati ndaj ish-presidentit Trump/ Ky është “mesazhi” që u përçua – ngrihet alarmi për këtë rrezik!

2 months ago 7
Reklamë

Atentati për ta vrarë ish-presidentin Donald Trump, ishte ngjarja që së fundmi shokoi gjithë botën.

Të shtënat kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump u bënë në një miting zgjedhor të dielën në Pensilvani.

E nga këto të shtëna, një person burrë që ndodhej në afërsi të Trumpit u qëllua për vdekje. Dy persona të tjerë në miting u plagosën.

Autori i dyshuar i sulmit u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë. Sipas mediave, personi që qëlloi në regjistra zgjedhorë në Pensilvani del si republikan.

Çfarë dihet për personin që tentoi ta vriste Trumpin?

Byroja Federale e Hetimit (FBI) e identifikoi 20-vjeçarin Thomas Mattheë Crooks nga Bethel Park, Pensilvani, si të dyshuar për atentatin të së shtunës ndaj ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, teksa ai po merrte pjesë në një tubim.

I dyshuari u qëllua për vdekje nga Shërbimi Sekret disa sekonda pasi ai dyshohet se shtiu në drejtim të skenës ku Trump po fliste në Pensilvani.

FBI-ja tha se është duke punuar për të përcaktuar motivin e sulmit, gjatë të cilit një pjesëmarrës në tubim vdiq dhe dy spektatorë të tjerë u plagosën rëndë. Trump u qëllua në vesh.

Deklarata e parë e Trump pas atentatit

Pas përpjekjes për ta vrarë, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tha se e ka rishkruar krejtësisht fjalimin që do ta mbajë në Konventën e Partisë Republikane.

Në vend se ta kritikojë presidentin aktual, Joe Biden, ai tha se do të përçojë mesazhe uniteti.

“Do të jetë një fjalim krejt ndryshe. Kjo është një mundësi për ta bashkuar vendin. Mua më është dhënë kjo mundësi”, tha Trump për gazetën Uashington Examiner.

Trump arriti në shtetin e Uiskonsinit, ku, nga sot deri më 18 korrik, zhvillon punimet Konventa e Partisë Republikane.

Kujtojmë që këtë ngjarje të rëndë e kanë dënuar të gjitha vendet ndërkombëtare, duke bërë thirrje për unitet dhe paqe.

Azemi: Ky atentat e dëshmon këtë dhe na kthen në kohë të errëta kur përmes atentateve ndërpritej mandati i presidentëve amerikan

Image

Emin Azemi

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur publicist Emin Azemi.

Ai bënë një analizë në lidhje me ngjarjen, duke krahasuar kohën e errët që përmes atentateve ndërpritej mandate i presidentëve amerikan.

Sipas publicistit, ky është një paralajmërim se ShBA shumë lehtë mund të futet në spiralen e pasigurisë nacionale.

“Ky sulm zbulon se Amerika nuk është liruar nga mentaliteti i gangsterëve për të eliminuar fizikisht kundërshtarët politik. Ky atentat e dëshmon këtë dhe na kthen në kohë të errëta kur përmes atentateve ndërpritej mandati i presidentëve amerikan, si në rastin e Jon Kenedi, ose në rastin e Reganit, ku kishte një tentim vrasje.

Ndonëse ende nuk janë bërë të ditura motivet dhe porositësit e atentatit ndaj Donald Trump, megjithatë ky është një paralajmërim se ShBA shumë lehtë mund të futet në spiralen e pasigurisë nacionale dhe për rrjedhojë edhe të pasigurisë globale”, u shpreh ai.

Nga siguria dhe stabiliteti i Amerikës varen edhe shumë konstelacione në politikën ndërkombëtare të shteteve

Më tej, publicist thekson që Trump mund të ketë edhe kundërshtar personal.

Atë që e sheh pozitive publicisti është që ky atentat ka rezultuar i pasuksesshëm.

“Çdo politikan i ka kundërshtarët e vet politik, por në rastin konkret sikur po del në pah se Trump mund të ketë edhe kundërshtar personal. Sigurisht kjo dilemë shpejt do të shuhet, pasi të përfundon procesi hetues.

Atentate ndaj politikanëve kryhen edhe në vende të tjera të botës, por jo të gjithë e kanë peshën dhe rëndësinë që ka një atentat ndaj një presidenti amerikan. Nga siguria dhe stabiliteti i Amerikës varen edhe shumë konstelacione në politikën ndërkombëtare të shteteve, andaj mendoj që është një fat i madh që ky atentat ka rezultuar i pasuksesshëm”, shpjegon publicist.

Në bisedë e sipër Azemi potencon që kjo ngjarje do të ndikoj në zgjedhje pasi mbisundon sensi për të përkrahur viktimën.

“Ky atentat paraqet pikën e kthesës në mendimin publik amerikan sa i përket favoritit në zgjedhjet e nëntorit në SHBA”, u shpreh tutje ai.

“Në mendësinë kolektive të njerëzve mbisundon sensi për të përkrahur viktimën. Druaj se edhe pas këtij atentati, kuotat e solidaritetit ndaj Trumpit do të rriten ndjeshëm dhe kjo drejtpërdrejt shkon në konton e tij zgjedhore. Kjo edhe për faktin se në sytë e amerikanëve por edhe të vëzhguesve të vëmendshëm të zhvillimeve politike që janë të ndërlidhura me zgjedhjet në ShBA, sikur del e zbehur figura e kundërshtarit politik të Trumpit, Joe Biden. Ky i fundit po shfaqet gjithnjë e më pak sfidues kundrejt oponentit të tij republikan, andaj mendoj se pikërisht ky atentat paraqet pikën e kthesës në mendimin publik amerikan sa i përket favoritit në zgjedhjet e nëntorit në SHBA. Ndoshta këtë fitore Trumpit po ia mundësojnë edhe vet demokratët të cilët nuk arritën të vendosin një kundërshtar më të denjë përballë D. Trumpit. Megjithatë edhe pak muaj që kanë mbetur deri në zgjedhje, do të jenë vendimtar për të konfirmuar të gjitha këto dilema”, nënvizoi publicisti Emin Azemi për “Bota sot”.

Ngjela: Ka mendime që është bërë atentati nga vetë Trumpi

Ndërsa avokati shqiptar, Spartak Ngjela në një bashkëbisedim me “Bota sot”, e sheh të dyshimtë atentatin, duke vë në theks një mundësi dyshimi.

Më tej, avokati përfundon duke përmendur edhe trupin e atentatorit.

“Atentati është i dyshimtë. Ka mendime që është bërë nga vetë Trumpi, sepse nuk është gjetur atentatori.

Njerëzit e Trumpit thonë se ata e vranë, por trupi i atentatorit deri mbrëmë nuk është gjetur. Të shohim”, përfundoi avokati Ngjela për “Bota sot”.

Read Entire Article