Atentati ndaj Trump, Milo: Kjo është shoqëria amerikane, ka ekstremizmat e saj

3 months ago 14

Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar mbi atentatin e mbrëmjes së të shtunës ndaj Donald Trump, kandidatit republikan për President të SHBA në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, tha se në historinë e SHBA nuk ëhstë rasti i parë.

“Që nga vrasja e Lincoln në 1865, kanë ndodhur shumë vrasje Presidentësh dhe politikanësh të nivelit të lartë. Në politikën amerikane kemi pasur ekstremizma politike. Kemi vrasjen klasike të Jon Kennedy në qendër të Dallasit.

Kemi tentativa të vrasjes së Reagan, kemi atentatin ndaj George Bush. Pra kemi raste të mëparshme. Duhet ta pranojmë se kjo ëhstë shoqëria e amerikane, me ekstremizmat e saj. Kjo nxjerr në pah edhe dobësitë e shërbimeve, që janë model për Botën”, tha Milo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article