Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, ka “sulmuar” ambasadorin e BE Silvio Gonzato, i cili në seancën e shkuar plenare, në kohën që i dorëzoi progres-raportin e BE kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali ndërsa opozita protestonte jashtë godinës, u shpreh se PD duhet të bënte punën brenda Parlamentit.
“Gjej rastin të bëj publike sepse është deklaruar se deputetët e opozitës duhet të bëjnë punën brenda Kuvendit, deklarata qesharake, ne nga nesër do të jemi në Kuvend. Ata që deri dje na bënin thirrje të jemi në kuvend, të gjejnë guximin ti bëjnë thirrje Ramës të bëjë detyrën”, tha Bardhi.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb