Atentati në Kurbin, burime: Dyshohet për vrasës me pagesë. Të veshur me të zeza, ata…

8 months ago 9

Një ditë pas atentatit me armë zjarri në Gurëz të Kurbinit ku mbeti i vdekur ekonomisti i një firme private inertesh dhe u plagos pronari, detaje të reja dalin në dritë.

Ndërsa në drejtim të tyre u derdh breshëri plumbash, krimi dyshohet të jetë kryer nga vrasës me pagesë. Sipas burimeve për Balkanweb, janë dy persona veshur me të zeza që kanë hyrë në ambientet e biznesit duke kapërcyer rrethimin dhe kanë hapur zjarr menjëherë në drejtim të viktimës dhe të plagosurit.

Tri janë pistat ku po heton prokuroria në lidhje me atentatin e djeshëm që kishte në shënjestër Ardian Gjeloshin. Pista e parë janë konfliktet me biznesin me pjesëtarë të një fisi nga Pllane. Si pistë të dytë po heton atë të hakmarrjes.

Në 2002 është shënuar një ngjarje e rëndë ku autorë të dyshuar ishte Dritan Gjeloshi, vëllai i Ardian Gjeloshin, i cili në atë kohë kishte mosmarrëveshje me oficerin e policisë Kastriot Prengaj. Asokohe autorët qëlluan mbi një kamionçinë dhe lanë të vrarë Marie Prengen, infermiere, nënë e 4 fëmijëve, ndërsa u plagos oficeri i FNSh Kastriot Prenga, Gjergj e Vitore Prenga. Pista e tretë lidhet me plagosjen e djalit të Ardian Gjeloshaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article