Atletët rusë pranohen në Paris 2024

11 months ago 33
Reklamë
22:44 29/09/2023

Sportistët nga ky shtet do të marrin pjesë në lojrat paralimpike si neutral

Sanksionet për atletët rusë duket se po bien me radhë. Pas UEFA-s për të pranuar kombëtaret dhe ekipet e futbollit deri në U-17, ishte radha e Komitetit Ndërkombëtar Paralimpik për të zbutur ndalimin e tyre. Anëtarë të saj kanë votuar në unanim të plotë pezullimin e plotë të Rusisë për të marrë pjesë në Paraolimpiadën e Parisit. Atletët rusë do të kenë mundësi për të garuar si neutralë, pra pa simbolet e tyre kombëtare.

Komiteti Ndërkombëtar Paralimpik votoi gjithashtu për të mos pezulluar Bjellorusinë, me këto të fundit që do marrin pjesë duke përdorur simbolet e tyre, si flamuri dhe himni kombëtar. Ky Komitet kishte pezulluar vitin e kaluar kombëtaret paralimpike të të dy vendeve dhe i ndaloi atletët e tyre të marrnin pjesë pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022. Në sqarimin e tyre thuhet se atletët nuk kanë asnjë përgjegjësi në sulmin ushtarak të shteteve të tyre dhe nuk duhet të ndëshkohen për veprimet e qeverive.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article