Atletico fiton derbin madrilen të Kupës

8 months ago 10
Reklamë
12:30 19/01/2024

Barcelona kualifikohet me vështirësi në çerekfinale

Atletico Madrid mposhti 4 – 2 Real në Kupën e Mbretit, duke kaluar në çerekfinalen e turneut.

Në një ndeshje emocionuese të zhvilluar të enjten në Wanda Metropolitano dhe me shumë raste u deshën 120 minuta lojë për të vendosur fituesin.

Atletico realizoi i pari me Lino, por pa u mbyllur pjesa e parë Oblak shkaktoi autogol.

Morata solli sërish festë tek Atletico në minutën e 57’. Joselu barazoi shifrat në të 82’, duke e çuar sfidën në shtesë.

Tepër i rëndësishëm ishte goli i Griezmann në minutën e 100′, ndërsa Riquelme vulosi suksesin e Los Colchoneros në fund të pjesës së dytë shtesë.

Barcelona vuajti për të siguruar kualifikimin në fushën e Unionistas de Salamanca, ekip i ligës së tretë.

Fillimisht shënuan vendasit dhe më pas erdhi reagimi i katalanasve që fituan 3 – 1.

Sot në orën 13:00 hidhet shorti i çerekfinaleve të Kupës së Mbretit.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article