Atletico Madrid hakmerret ndaj Realit

8 months ago 14
Reklamë
11:17 19/01/2024

Simeone fiton derbin me Ancelotti, Griezmann e Morata vendosin rekorde

Atletico e Madridit hakmerret ndaj Realit të Madridit. “Los Colcheoneros” eliminoi “Los Blancos’ nga Kupa e Mbretit vetëm pak ditë pasi dështoi për të shkuar në finalen e Superkupës së Spanjës. E udhëhequr nga Alvaro Morata dhe Antoine Griezmann, Atletiko fitoi pas kohës shtesë me shifrat 4-2 për të prishur planet e Real Madrid për një tripletë të mundshme titujsh këtë sezon.

Koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2, me njërin prej golave të Atletikos që mban firmën e Moratës. 31-vjeçari ka shënuar gjashtë gola në 11 ndeshje kundër Real Madrid në të gjitha garat, për ta shndërruar klubin “mbretëror” në prenë e tij të preferuar. Në kohën shtesë, Griezmann i hapi udhë fitores, pasi realizoi golin numër 28 këtë sezon. Sukses edhe për trajnerin, Diego Simeone, i cili për herë të tetë në 13 ndeshjet derbi të Madridit luan përtej kohës shtesë.

“Kjo fitore është shumë më e rëndësishme për tifozët, por jo për ne, sepse është vetëm një çerekfinale. Them gjithmonë se në futboll nuk ka merita apo hakmarrje, është një lojë e re dhe mënyrë për të luajtur. Nuk është fat, ata janë një skuadër e mirë, gjithsesi ne garojmë dhe prandaj fituam.” Trajneri, Carlo Ancelotti vlerësoi kundërshtarin, teksa pranoi se skuadra do të kërkojë autokritikë në ndeshjen e kampionatit.

“Nuk është e lehtë ta vlerësosh këtë ndeshje. Kemi luajtur shumë mirë dhe kemi rivalizuar deri në fund. Luftuam, por humbëm ndeshjen në kohën shtesë. Do të rikuperohemi dhe të fitojmë të dielën.”

Atletiko e Madridit fitoi të dytin në tre derbet e zhvilluara në harkun e më pak se një muaji, me Realin që pëson kështu humbjen e dytë të sezonit në të gjitha garat.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article