Autobusi bie në një grykë, të paktën 21 persona të vdekur

3 months ago 14
Reklamë

Një autobus që transportonte pelegrinët ra në një grykë të thellë në territorin federal verior indian të Jammu.

Në aksidentin e autobusit kanë mbetur të vdekur të paktën 21 persona ndërsa dhjetëra janë lënduar, thanë autoritetet, raporton reuters.

Autobusi, i cili filloi udhëtimin në Kurukshetra në shtetin verior Haryana, u drejtua për në një tempull hindu në Jammu kur u rrotullua në grykë, tha një zëdhënës i policisë.

Një operacion shpëtimi ishte në vazhdim, tha zyrtari i policisë, duke shtuar se 40 persona të plagosur u pranuan në kolegjin shtetëror mjekësor në Jammu për trajtim.

Ndryshe, autoritetet indiane kanë nisur tashmë hetimet dhe shumë shpejt do të dali me rezultatet e para rreth aksidentit. /Telegrafi/

Read Entire Article