Autobusi që po shkonte për në Gjermani përfshihet nga flakët në një autostradë në Slloveni – shpëtojnë pasagjerët

1 year ago 57
Reklamë

Një autobus me 55 pasagjerë nga Sarajeva për në Gjermani është përfshirë nga flakët në një autostradë në Slloveni.

Dhe siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, për fat të mirë, nuk ka ndonjë të lënduar pasi të gjithë pasagjerët janë larguar në kohë nga automjeti.

Sipas raportimit të mediave, mjeti nga i cili kanë dalë në kohë të 55 pasagjerët është përfshirë nga flakët pak minuta pas mesnate.

Zjarrfikësit kanë siguruar vendin e ngjarjes, kanë shuar zjarrin që u përhap nga pjesa e motorit në të gjithë autobusin, ndihmuan shërbimin e tërheqjes në largimin e autobusit të shkatërruar dhe liruan rrugën.

Ndërkohë, shërbimet emergjente janë kujdesur për rregullimin e komunikacionit në autostradë, largimin e autobusit të dëmtuar dhe largimin e udhëtarëve, njofton Administrata për Mbrojtje dhe Shpëtim të Republikës së Sllovenisë. /Telegrafi/

Read Entire Article