Një automjet ka dalë nga rruga në aksin Korçë-Pogradec dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, bën të ditur për Balkanweb gazetarja Lorena Kodra.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:15, kur shtetasi A. Gj., 48 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë, janë dëmtuar shtetasi A. Gj. dhe pasagjerja në automjet, shtetasja J. Gj., të cilët po marrin mjekim në spitalin e Pogradecit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb