Autonomia Spitalore, Rama: Mjekët në spitalet shtetërore do të mund të punojnë jashtë orarit, me 70% pagesë

9 months ago 25

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për autonominë menaxheriale për QSUT dhe 4 spitale Rajonale,

Kryeministri shpjegoi skemën e kësaj autonomije spitalore përmes të cilët përfitojnë mjekët që shërbejnë në spitalet shtetërore.

“Sot hymë në një kapitull të ri. Spitali memorial shërbeu për të pilotuar autonominë menaxheriale. Brenda vitit të hapim në këto spitale edhe praktikën e dyfishtë. Mjekët që punojnë në këto spitale përtej orarin të punës të shfrytëzojnë spitalin dhe aparaturat për të ofruar një shërbim ekstra me pagesë. 70% mjeku dhe 30% spitali. Më në fund hymë në Evropë me një sistem ku mjekët nuk janë rrogëtar e shohin majtas dhe djathtas”, tha Rama.

Kjo theksoi kryeministri do të shtojë konkurrencën për të punuar në spitalet shqiptare.

“kush do të shkojë në Gjermani të na marrë të keqen. Disa mjekë në Gjermani më kanë shprehur dëshirën e kthimit e të punuarit në Shqipëri”, tha ai.

Top Channel

Read Entire Article