Autori mbante kapele, u largua me motor/ Detaje të reja nga plagosja e dy personave në Tiranë

2 weeks ago 42
Reklamë

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se autori ka qenë duke ecur në këmbë kur ka qëlluar me armë zjarri drejt dy personave.

Gjithashtu, mësohet se autori i ngjarjes mbante kapele. Ai është larguar me motor pas të shtënave, duke humbur gjurmët.

Policia e Tiranës njofton se të plagosur kanë mbetur Kastriot Elezaj dhe Ronaldo Metushi të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article