Avokatët e Thaçit u tërhoqën nga mbrojtja për shkak të mospagesës, vëllai i ish-presidentit: Jemi detyruar të reduktojmë ekipin

7 months ago 12
Reklamë

Vëllai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit që po gjykohet në Gjykatën Speciale për krime lufte ka treguar se për shkak të vështirësive financiare janë detyruar të reduktojnë ekipin mbrojtës të tij.

“Në pamundësi për ta mbuluar koston për të gjithë avokatët e angazhuar deri në fund të vitit të kaluar, për shkak të vështirësive financiare jemi detyruar ta reduktojmë ekipin dhe tani avokat kryesor i z. Thaçi është z. Luka Misetic, i cili do të jetë në koordinim të plotë edhe me avokatët e tjerë ndihmës. Z. Kehoe ka qenë i informuar lidhur me vështirësitë në mbulimin e kostos së shërbimeve të ekipit të tij dhe për mosvazhdimin e kontratës në vitin 2024. Ne e falënderojmë z. Kehoe dhe ekipin e tij për angazhimin e deritashëm dhe për punën e mirë që e kanë bërë në mbrojtjen e z. Thaçi. Po ashtu, besojmë se ekipi aktual do ta vazhdojë me përkushtim të plotë mbrojtjen dinjitoze ligjore dhe në fund të këtij procesi do të dëshmohet pastërtia dhe e vërteta e luftës së UÇK-së”, ka thënë ai.

Top Channel

Read Entire Article