Avokatët e Thaçit u tërhoqën nga mbrojtja se nuk paguheshin, Ministria e Drejtësisë publikon foton me pagesat e tyre për tre vite

7 months ago 14
Reklamë

Ministria e Drejtësisë së Kosovës pas reagimit për tërheqjen e avokatëve të ish-presidentit Hashim Thaçi për shkak të mos pagesës, ka publikuar edhe një foto dokument, që drejton shpenzimet e avokatëve mbrojtës, të të akuzuarve të tjerë.

Ministria tha fillimisht se ka kryer të gjitha detyrimet lidhur me pagesën apo kompensimin e mbrojtjes së Thaçit.

Sipas të dhënave të Ministrisë, avokati i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqit është paguar për tre vjet 3,697,250 euro. Avokati i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit për të njëjtën periudhë është paguar 3,359,724 euro. Avokati i ish-deputetit të Kuvendit, Rexhep Selimit për tre vjet është paguar 3,629,700 euro.

Hashim Thaçit po gjykohet në Gjykatën Speciale për krime lufte.

Top Channel

Read Entire Article