Avokati i Berishës kërkon pezullimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve: Të shprehet Gjykata Kushtetuese!

10 months ago 20
12:20 18/12/2023

Një nga avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, ka bërë një kërkesë paraprake në nisje të mbledhjes së Këshillit të Mandateve sot në orën 12:00. Gjokutaj dorëzoi shkresën zyrtare që deputetët e PD-së i kanë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, në të cilën konstatojnë kundërshtimin ndaj masës shtrënguese që SPAK kërkon për Berishën.


Sipas Gjokutajt, kjo seancë duhet të pezullohet derisa GjK të shprehet, pasi sipas tij vendimi i parë i marrë nga GJKKO për Berishën ishte në shkelje të Kushtetutës dhe pa marrë miratim nga Kuvendi.

Genc Gjokutaj: Nuk kam ardhur të recitoj vjershë zoti Alibeaj, unë kërkoj pezullimin e seancës, puna është që duhet të merrni një vendim për këtë. Por nuk mund të merrni vendim pa marrë një shpjegim.

Lindita Nikolla: Ju lutem sa më përmbledhur. Do vijë radha për t’u shpjeguar.

Genc Gjokutaj: Kemi vendimin e 2017-ës për Saimir Tahirin, u kërkua arrest me burg dhe Kuvendi nuk e vlerësoi të merrej si masë. Ky është thelbi i gjithë kontradiktës këtu. Kuvendi duhet t’i thoshte Prokurorisë shkoni në gjykatë, por ju keni çmuar se duhet të autorizonit dy masa të tjera sipas vlerësimit tuaj. Masa e “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” ju asokohe i keni cilësuar si kufizuese të lirisë. Ne kërkojmë ta pezulloni ose ta shtyni këtë seancë pa vendimmarrje sepse ekziston mundësia që të lindë një konflikt i madh mes jush dhe Gjykatës Kushtetuese sepse ne mendojmë se është organi i vetëm që interpreton normat kushtetuese. Këtu ka një konfuzion të madh…

Lindita Nikolla: Me një fjali cila është kërkesa juaj?

Genc Gjokutaj: Tani po kërkon autorizimin nga ju Gjykata, nuk mund ta riparoni dot këtë shkelje procedurale. Ta shtyni derisa GJK me procedurë të përshpejtuar të vendosë për këtë. Është kërkesë procedurale, ju lutem që me referencë ligjore t’i bëjmë procedurat sipas rëndësisë, radhës dhe kohës. Pezullimi derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article