Avokati shqiptar zbulon frikën që po përballet Serbia – ia shuan shpresat Vuçiqit për këtë gjë!

2 months ago 8
Reklamë

Kryeparlamentari Glauk Konjufca në konferencën pas takimit që pati me presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, tha se Serbia e pandëshkuar për sulmin në Banjskë “ka për ta përsëritur” skenarin e njëjtë, por këtë radhë ai paralajmëron se do ta bëjë në përmasa më të mëdha.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati shqiptar Spartak Ngjela.

Ai thotë që nuk ka rrezik për aggression të ri të Serbisë kundër lirisë së Kosovës.

Sipas tij, nuk ka më asnjë forcë ndërkombëtare, politike, shpirtërore dhe morale që të ndërmarrë një sulm të ri si ai i Banjskës kundër Kosovës.

Unë e kam thënë disa herë në shtypin e Kosovës se, një filozof i famshëm na ka thënë:

E vetmja shpresë e të mundurit është që ai të mos ketë asnjë shpresë.

Prandaj nuk ka rrezik për një agresion të ri të Serbisë kundër lirisë së Kosovës.

Serbia është një shtet i mundur në luftë nga Kosova. Dhe është në rrugën e saj drejt shpërbërjes nacionale, prandaj nuk ka më asnjë forcë ndërkombëtare, politike, shpirtërore dhe morale që të ndërmarrë një sulm të ri si ai i Banjskës kundër Kosovës.

Historia e Serbisë në periudhën 1990 - 1999 ishte tragjedia që ajo vet krijoi, se i dha mundësi historisë së Shqipërisë të hynte me forcë drejt Shqipërisë etnike, kur NATO filloi sulmin ajror kundër Jugosllavisë në 24 mars 1999”, u shpreh Ngjela.

Sipas avokatit shqiptar në Ballkanin Perëndimore janë dy shtete shqiptare, Shqipëria dhe Kosova dhe se ligësia shekullore antishqiptare e Serbisë ka përfunduar.

“Dhe tani në Ballkanin Perëndimor janë dy shtete shqiptare Shqipëria dhe Kosova.

Dhe këtu mori fund e gjithë ligësia shekullore antishqiptare e Serbisë.

Por, na duhet të theksojmë gjithmonë se ishte së pari NATO dhe UÇK që i futen dërmën Serbisë në vitin 1999, e mandej ishte thyerja e hundëve në Banjskë, në agresionin e turpshëm të Serbisë kundër Kosovës në 23 shtator të vitit 2023”, shpjegon avokati.

Avokati thotë që nuk ka mundësi të ketë luftë nga Serbia në Kosovë, kjo sepse ndërkombëtarët nuk do ta tolerojnë një sulm tjetër.

Por a mund të përsëritet një agresion i ri i Serbisë kundër Kosovës?

Jo, nuk ka mundësi. Si do të justifikohet lufta e Serbisë kundër shtetit të pavarur të Kosovës?

Asgjë. Po NATO, si do ta priste këtë agresion të ri, tani që Kosova është e njohur që është në suzerenitetin e NATO - s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Me një kundërpërgjigje ushtarake, sigurisht.

Kurse Serbia sot është në një tronditje psikike që nuk di së çfarë të bëjë. Edhe Banjskën, Serbia e konsideroi se ishte organizuar jashtë saj. Se pati frikë që ta pranonte.

Dhe u tremb shumë nga qëndrimi i mundshëm i NATO - s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Serbia kishte menduar se me një blic kreking, ajo do ta merrte Veriun e Kosovës në Banjskë.

Por asgjë.

Pësoi një humbje të turpshme”, foli avokati.

Në fund, avokati tregon frikën që Serbia ka nga hapi që mund të ndërmerr Shqipëra kundrejt saj.

Ky hapë lidhet me padinë që Shqipëria mund ta bëjë për dëmshpërblimin që duhet t'i kërkohet Serbisë për gjenocidin, dhe krimet qe ajo ka kryer kundër shqiptarëve të Kosovës.

“Ndërsa, aktualisht, Serbia është shumë e shqetësuar nga meraku që i vjen nga pyetja : a do ta ngrejë Shqipëria padinë për dëmshpërblimin që duhet t'i kërkohet Serbisë për gjenocidin, dhe krimet qe ajo ka kryer kundër shqiptarëve të Kosovës në periudhën 1990 - 1999, dhe sidomos gjatë masakrave të Milosheviçit në vitin 1998 - 1999?

Po qeveria shqiptare a do ta ndërmarrë këtë hapë?

Ja, kjo është frika e Serbisë , sepse shuma e dëmit material dhe njerëzor që i është krijuar Kosovës nga reprezaliet dhe krimet e Serbisë, në periudhën 1990 - 1999, është llogaritur të jetë nga 22 e deri në 30 miliardë dollarë, pa llogaritur këtu dëmin material për të vrarët që Seria u ka shkaktuar shqiptarëve të Kosovës.

Dhe kjo është sot historia e re që duhet të fillojë në Ballkanin Perëndimor.

Dhe kjo po pritet të jetë historia e shpejtë në Ballkanin Perëndimor, por gjithçka do të varet nga forca dhe predispozita kombëtare e Shqipërisë.

Të shohim, a do ta hedhë kryeministri Rama këtë hap me vlerë të madhe historike”, përfundoi Ngjela për “Bota sot”.

Read Entire Article