Azem Gagica eliminohet nga Big Brother VIP Kosova, kësaj here pa biletë fati

9 months ago 46

Influencuesi i rrjetit social TikTok, azem Gagica, është eliminuar përfundimisht nga gara e madhe e Big Brother VIP Kosova.

Një ndjesi si kjo ai e përjetoi edhe dy javë më parë, por që një biletë kthimi i dha edhe një mundësi të dytë për të vazhduar.

Por nuk kishte më shanse të dyta të premten, kur ai u largua nga një televotim ku të nominuar ishin edhe: Linda Halimi, Ardi dhe Mirdoni, Blerando dhe Santiana Maloku.

Azemi përgjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, u shqua si një djalë i urtë, i edukuar dhe jo shumë i përfshirë në debate.

Sido që të jetë, gara e ngushtë tashmë ka ngushtuar edhe rrethin e banorëve që po qëndrojnë në garën e BBVK, finalja e të cilit nuk është edhe larg. /Telegrafi/

Read Entire Article