Azerbajxhanasit shkatërrojnë një bazë ushtarake ruse në rajonin e Karabakut

1 year ago 18
Reklamë

Azerbajxhani dhe Armenia kanë arritur armëpushimi pas luftimeve disa ditore në rajonin e Nagorno Karabakhut.

Megjithatë, po vazhdojnë të publikohen video në rrjetet sociale të luftimeve të ashpra.

Në fakt, Azerbajxhani ka shkatërruar një bazë ushtarake ruse në rajonin e Karabakut.

BREAKING:

A Russian military base has been destroyed by Azerbaijani shelling in the Karabakh region.
https://t.co/mOYy3ciVko

— Visegrád 24 (@visegrad24) September 20, 2023

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi detajet e nënshkrimit të marrëveshjes për përfundimin e konfliktit në Nagorno-Karabakh, dhe shfaqi një video ku shihen forcat e këtij rajoni duke lënë pozicionet e tyre luftarake.

“Formacionet e forcave të armatosura armene dhe forcave ilegale të vendosura në rajonin e Karabakhut duhet të dorëzojnë armët, të largohen nga pozicionet ushtarake dhe të çarmatosen plotësisht. Paralelisht, ata duhet të dorëzojnë të gjitha pajisjet e rënda dhe armët. Të gjitha aktivitetet do të zhvillohen në koordinim me kontingjentin paqeruajtës rus”, theksuan nga ministria azere e Mbrojtjes.

Në dhjetor 2022, aktivistët azerbajxhanas të mbështetur nga qeveria filluan të bllokojnë Korridorin Lachin dhe në prill 2023, Azerbajxhani vendosi një pikë të re kontrolli përgjatë rrugës. /Telegrafi/

Read Entire Article