Azilanti vret veten në barkën famëkeqe të akomodimit të refugjatëve në Britani

10 months ago 8

Një azil-kërkues raportohet se ka vrarë veten sot në bordin e bakës ku akomodohen refugjatët në Dorset në jug të vendit, por mosha dhe origjina e tij nuk bëheshin të ditura nga autoritetet.

Policia u thirr në trapin gjigant të kthyer në ndertese akomodimi për azilkërkuesit mëngjesin e sotëm për një rast “vdekjeje të papritur”.

Deputeti zonës Richard Drax, tha se mund të konfirmonte se bëhej fjalë për një vetëvrasje.

“Jam në kontakt me ministrinë e brendshme ndërsa çështja po hetohet nga organizatat lokale, është një ngjarje tragjike”, shkruante ai.

Refugjatët e parë ishin vendosur në barkën gjigante të akomodimit në tetor, disa muaj pas zbrazjes së saj fillestare prej një alarmi sëmundjesh.

Disa raportime thonin më herët se një tjetër vetëvrasje ka ndodhur në vendbanimin lundrues edhe në fillim të vitit, shkruan DailyMail.

Zhvillimi vjen teksa autoritetet britanike përpiqen të ringjallin planin e qendrave të pritjes së refugjatëve në Ruanda.

Ministri i brendshëm James Cleverly premtoi se incidenti sotëm do të hetohet.

Kushtet e jetesës në barkën famëkeqe të refugjatëve Bibby Stockholm, janë kritikuar shpesh që prej ankorimit të saj në Portland në fillim të vitit.

Aktivisti Steve Smith, tha: “Mendimet tona janë me personin që humbi jetën dhe familjarët e tij. Por gjithashtu dhe me të tjerë të bllokuar në bordin e Bibby Stockholm që po ndjejnë sot trishtimin”

Ish-ministrja e brendshme Suella Braverman insistonte se barka e banimit të refugjatëve është një vend i sigurtë megjithë protestat e zjarrfikësve dhe aktivistëve për planin ‘absurd’, sipas tyre.

Numri i refugjatëve të ardhur në Angli ilegalisht nga ngushtica me Francën ka ardhur gjithnjë në rritje, dhe megjithë masat e pretenduara nga qeveria dhe marrëveshjet me Parisin, asgjë konkrete nuk duhet se po ndodh për kufizimin e trafikut ilegal të qenieve njerëzore.

Top Channel

Read Entire Article