Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, ku babai ka gositur me thikë të birin duke e lënë të plagosur
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm brenda ambienteve të shtëpisë së Shpëtim Çukos, banor në fshatin Vreshtas të bashkisë së Maliqit
Lexo edhe :
Related Posts
Sipas babait, shkak është bërë mungesa e frekuentimit të shkollës djali i tij 15 vjeçar, i cili është nxënës i vitit të parë në një nga gjimnazet profesionale të qytetit të Korçës
Ka qenë vet babai së bashku me bashkëshorten ata që e kanë çuar në spitalin e Korçës 15 vjeçarin e plagosur
Burime pranë spitalit thanë se gjendja e adoleshentit është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën
Policia ka shoqëruar në komisariat babanë e adoleshentit ku po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. /vizionplus.tv