Babai i 14 vjeçares së bullizuar që vrau veten para policisë tregon momentet e fundit (fotot)

1 year ago 10

Babai i një vajzë 14-vjeçare që u largua nga shtëpia dhe më pas vrau veten para policisë që tentonte ta bindte të kthehej, tregon së fundmi momentet kur vrapoi në vendngjarje dhe dëgjoi të shtënën, teksa përpiqej më kot të shpëtonte jetën e saj.

Jaylee Chillson vrau veten të shtunën mbrëma në Aurora, Colorado, SHBA teksa sherifi përpiqej ta binte të kthehej te prindërit.

Këta të fundit thanë se ajo kishte vuajtur prej kohësh abuzim emocional dhe fizik nga bullizimi.

Babai i saj tha se kishte shkuar në vendngjarje kur zbuloi ku ndodhej: “Ata më thanë të mos shkoj por unë shkova për të ndihmuar, kur u afrova më thanë se vajza ishte qëlluar me armë”, tha ai për rrjetin Daily Mail.

“Vajza ime ishte përtokë dhe mbahej nga një shoqe. Sherifi më tha se ajo kishte nxjerrë armën dhe kishte qëlluar veten teksa ata i afroheshin”.

Mjekët në vendngjarje kishin tentuar ta mbanin në jetë të renë por ajo nuk mund të rizgjohej.

Nuk ishte e qartë se e kujt ishte pistoleta apo si e kishte marrë ajo në zotërim.

Oficerët thanë se janë ende në hetim të ngjarjes së rëndë dhe nuk i janë përgjigjur pyetjeve të mediave.

Drejtori i shkollës ku e ndjera studionte Clay County quante vdekjen e Jaylee “humbje tragjike” – dhe nuk mohonte akuzat e familjes se vajza ishte bullizuar pa mëshirë prej vitesh në shkollë.

Top Channel

Read Entire Article