Babai i tre fëmijëve pret lirimin e tyre nga Hamasi

10 months ago 22
22:20 26/11/2023

Së bashku me fëmijët edhe nëna e tyre mbahet peng nga militantët palestinezë

Avihai Brodutch ka një muaj që jeton në makth. Ai kujton se mëngjesin fatal të 7 tetorit. Së pari erdhi breshëria jashtëzakonisht e madhe e raketave, diçka që sistemi i mbrojtjes raketore Iron Dome i Izraelit e kishte të vështirë ta përballonte.

Mes konfuzionit, Brodutch u largua nga shtëpia e tij për të parë se për çfarë po ndodhte. Në atë moment, dashuria e jetës së tij, gruaja Hagar, së bashku me tre fëmijët, vajza 10-vjeçare Ofri, djali 8-vjeçar Yuval dhe djali 4-vjeçar, u mbyllën në dhomën e sigurt të shtëpisë.

Nuk kaloi shumë kohë që kibuci u pushtua nga militantët e Hamasit dhe Brodutch humbi kontaktin me familjen. Ai ishte i sigurt se ata ishin vrarë gjatë masakrës, por më vonë u kontaktua nga një fqinj i cili ishte dëshmitar i rrëmbimit dhe dërgimit të katër prej tyre në Gaza.

Ndërsa tronditja u shndërrua në dëshpërim, Brodutch mendoi se çfarë mund të bënte për të ndihmuar familjen e tij që mbahet peng në Gaza. Ai vendosi të ngujohet jashtë ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit në Tel Aviv, me qenin e tij Ruddy.

Ditë e natë, ai ulej jashtë ministrisë, duke mbajtur një tabelë ku shkruhej: “Familja ime është në Gaza”. Protestës së tij të vogël shpejt iu bashkuan qindra anëtarë të tjerë të familjes dhe miq të pengjeve.

Por pas një muaji, Brodutch tha se është lodhur duke protestuar dhe duke folur për mediat. Ndërsa sheh fëmijë të gëzuar që vrapojnë, ai nuk mund ta mbajë mendjen larg familjes dhe sigurisë së tyre.

“Më kujtohet se sa emocionuese ishte të qëndroja me gruan time Hagar në atë moment, kur lindi djali ynë. Ndonjëherë mendoj për atë, e dini, atë ndjenjën e lindjes së fëmijëve dhe të qenit me ta. Më mungojnë vërtet. Tani nuk kam më asgjë.”

Në përgjigje të sulmeve të 7 tetorit, Izraeli ka nisur një ofensivë ajrore, tokësore dhe detare e cila deri më tani ka vrarë më shumë se 11,000 palestinezë, sipas ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës të drejtuar nga Hamasi.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article