Babai rrëmben vajzën e mitur, dyshimet se fshihet në polici

1 month ago 8
Reklamë

Shtetasja amerikane Tracy Shannon Lyn, ka denoncuar këtë të mërkurë në polici se vajza e saj e mitur Zynlee Ryan është rrëmbyer nga babai i saj Thomas Hollenbeck.

Sipas Shannon Lyn, Thomas Hollenbeck ka kaluar ilegalisht kufirin malazezo-shqiptar me vajzën e tyre gjashtëvjeçare. Shannon Lyn është njoftuar përmes Ambasadës Amerikane në Podgoricë se ai ka kërkuar pasaportë për fëmijën në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Ndërsa, Interpoli është informuar për rrëmbimin e fëmijës dhe i takon të urdhërojë Ambasadën Amerikane në Tiranë që të kërkojë ekstradimin e fëmijës gjashtë vjeçar te nëna në Mal të Zi.

Në deklaratën e saj në polici, Shannon Lyn tha se Thomas Hollenbeck ishte dënuar për disa vepra penale. Nga SHBA, Shannon Lyn dhe fëmijët e saj u shpërngulën në Mal të Zi, Tivar, katër vjet më parë./vizionplus.tv

Read Entire Article