“Babalja”, Salianji: Jam në gjyq nga kallëzimi i një trafikanti. Agron Xhafaj hyri në burg për të shmangur një hetim të ri

1 month ago 24

Deputeti i PD Ervin Salianji, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 komentoi edhe gjyqin ndaj tij, që njihet gjerësisht si çështja “Babalja”.

Salianji tha se është në gjyq pas kallëzimit të një trafikanti. Ai u shpreh se Agron Xhafaj ka hyrë në burg në Itali menjëherë pas denoncimit të tij, për të shmangur një hetim të ri.

Ervin Salianji: Unë kam denoncuar vëllanë e Fatmir Xhafajt, që ishte dënuar në Itali dhe lëvizte i lirë në Shqipëri prej vëllait. Sapo është bërë denoncimi, Agron Xhafaj ka shkuar në burg në Itali. Është një audio e bërë mes dy personave, unë thjesht unë e kam publikuar. Trafikanti që ka hyrë në burg ka bërë kallëzim.

Në gjyq është avokati i trafikantit dhe unë. Agron Xhafaj shkoi vetë në burg, që të shmangin hetimin e ri ndaj tij për trafik droge. Akuza që kam unë është që kam shkatërruar reputacionin e trafikantit të drogës, kam shkuar ministrin dhe kam bërë kritikë ndaj qeverisë, si në kohën e Enverit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article